97 të vrarë dhe mbi 300 të plagosur nga lufta civile në Sudan

17 prill 2023 | 08:17

Të paktën 97 civilë janë vrarë dhe 365 të tjerë janë plagosur që nga shpërthimi i armiqësive midis ushtrisë sudaneze dhe paraushtarakëve, tha në një deklaratë sot Shoqata e Mjekëve Sudanezë.

Më herët, OBSH raportoi se të paktën 83 njerëz u vranë dhe 1,126 u plagosën në luftimet e ashpra midis forcave të armatosura dhe organizatës së fuqishme paraushtarake “Forcat e Mbështetjes së Shpejtë” (RSF).

Organizata, pjesë e sistemit të OKB-së, ka regjistruar vdekje në shtetet e Khartoum-it, Kordofanit të Jugut dhe Darfurit të Veriut.

Shumë nga nëntë spitalet që presin civilë të plagosur përballen me mungesë gjaku, materialesh transfuzioni dhe furnizime të tjera bazike. Ndërprerjet e ujit dhe energjisë elektrike dhe mungesa e karburantit për funksionimin e gjeneratorëve të spitaleve e bëjnë edhe më të vështirë funksionimin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Prokurorisë Speciale edhe sot e vazhdon procesin e…