Mane largohet në verë, Bayerni dëshiron yllin e Tottenhamit

17 prill 2023 | 17:05

Situata e Sadio Mane te Bayern Munich ka ndikuar shumë edhe te e ardhmja e skuadrës, kjo pasi mediet gjermane raportojnë se sulmuesi mund të largohet gjatë verës.

Një situatë e tillë sjell përsëri në vëmendje Harry Kane, me anglezin i cili është rikthyer në “radarin” e “bavarezëve”.

Sulmuesi i Tottenham është zgjedhja e parë e drejtuesve nëse situata e Mane nuk zgjidhet ndryshe dhe tani vera pritet me shumë interes dhe Bayern do të “peshkojë” sërish në Premier Ligë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Myrto Uzuni ka vazhduar edhe këtë fundjavë shkëlqimin në futbollin…