PSG-ja po mendon për Nico Williamsin, gati goditja në janar
Paris Saint-Germain po përgatit një ndërhyrje në merkaton e janarit dhe njëri prej emrave që pëlqehet nga kampionët e Evropës është Nico Williams.
Sipas raportimeve të mediave franceze, klubi parisien po shqyrton mundësinë e transferimit të anësorit të Athletic Bilbaos për të përforcuar repartin ofensiv.
Lëndimet e rënda të Desire Douedhe Khvicha Kvaratskhelias kanë krijuar probleme në sulmin e skuadrës së Luis Enriques.
Të dy futbollistët kanë pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar të gjurit dhe pritet të mungojnë për një periudhë të gjatë.
Nico Williams është një nga kandidatët për t’i mbuluar këto mungesa, ndërsa në listë janë edhe Antonio Nusa i Leipzigut dhe talenti brazilian Estevao i Chelseat.
Megjithatë, transferimi i spanjollit nuk do të jetë aspak i lehtë. Ai ka kontratë me Athletic Bilbaon deri në vitin 2035 dhe një klauzolë lirimi që tejkalon 90 milionë euro.
Për më tepër, futbollisti ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të vazhduar karrierën në Bilbao.



