Austria uron Kosovën për heqjen e vizave
18 prill 2023
| 15:23
Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë, ka reaguar pas vendimit unanim të Parlamentit Evropian (PE) për heqjen e vizave.
Me këtë rast, Austria ka uruar Kosovën për heqjen e vizave.
“Sot në Parlamentin Evropian është marrë me votim pengesa përfundimtare për liberalizimin e vizave të BE-së për Kosovën, duke filluar më së voni më 1 janar 2024. Kjo është përmbushja e një kërkese të gjatë dhe shënon një moment historik të rëndësishëm për perspektivën e BE-së! Urime!”, ka shkruar Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë në faqen zyrtare në “Twitter”.




