Efi, Kiara dhe Bledi dalin në nominim, një prej tyre lë nesër shtëpinë
Një nominim ndryshe ka ndodhur ditën e sotme brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”.
Ndryshe nga çdo herë tjetër ku nominimiet për largimin e banorëve bëheshin në Prime, këtë radhë Vëllai i Madh ka vendosur që nominimet të bëhen një ditë para spektaklit.
Vëllai i Madh u ka komunikuar banorëve se nesër gjatë Prime-t, përveç televotimin për finalistin e parë, do të ketë dhe një eliminim brenda natës.
Banorëve iu është kërkuar që në një letër të shkruajnë dy emra të cilët do të donin të shihnin jashtë shtëpisë së BBVA, ndërkohë në fund të procesit më të votuarit kanë qenë Kiara, Bledi dhe Efi.
Të tre këta banorë do të shkojnë në televotim mbrëmjen e nesërme, ku do të jetë publiku që do të vendosë se cili prej tyre do të lërë shtëpinë po nesër.