Kurti: Kosova kalon me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës

24 prill 2023 | 16:12

Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se Republika e Kosovës ka kaluar me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Ai ka tëhu se Komiteti i Ministrave të shteteve anëtare, me mbi dy të tretat e votave të nevojshme, i dha sot mbështetje aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke përmbyllur kështu fazën e parë të anëtarësimit të plotë të Republikës sonë në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare.

“Shteti ynë do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës. Këshilli i Evropës do t’i shtojë vlerë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në shtetin tonë.  Falënderoj ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ministren Gërvalla, zëvendësministrin Ahmeti dhe ekipet e tyre për punën e pandërprerë, si dhe partnerët tanë e shtetet anëtare, për përkrahjen e pakursyer”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Vushtrri e…