Rusia boton libër përplot me gënjeshtra për luftën në Ukrainë
Një libër i ri i historisë është hartuar për nxënësit e shkollave të mesme në Rusi dhe përmban një kapitull me të dhëna të falsifikuara mbi luftën në Ukrainë.
Burimi: Media ruse Meduza me bazë në Letoni; Agjencia ruse e lajmeve TASS e lidhur me Kremlinin.
Citimi: “Libri shkollor do të zbulojë arsyet e fillimit të operacionit special ushtarak [kështu e quajnë rusët luftën me Ukrainën – red.].”
Detajet: Autorët e librit shkollor, njëri prej të cilëve është ish-ministri i Kulturës Vladimir Medinsky, gënjejnë se lufta “e bëri që popullsia e vendit të ofrojë ndihmë dhe mbështetje për pjesëmarrësit e saj” dhe se një lëvizje masive vullnetare është zhvilluar në të gjitha rajonet të Federatës Ruse.
Një libër shkollor me një kapitull për luftën do të jetë i disponueshëm për klasat 10-11 duke filluar nga 1 shtatori 2023./Ukrainska pravda



