33 vjet nga Verrat e Llukës, Sutaj: Ky bashkim si asnjëherë më parë unifikoi kombin shqiptar
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Deçanit, Hajdar Sutaj, ka kujtuar 33-vjetorin e Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve.
Ai ka shkruar në “Facebook” se ky bashkim tejet madhështor me mbi gjysmë milioni qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare, i parapriu luftës për liri dhe pavarësi, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Ky popull dëshmoj se përballon çdo vuajtje, vetëm te VERRAT E LLUKËS u falen 120 gjaqe, 38 gjaqe u falen në mënyrë vullnetare, si dhe qindra plagë e ngatërresa. Njerëzit e ndjenin impulsin pozitiv, e kuptuan peshën e faljes, tashmë lëvizja kishte marrë përmasa të pa parashikueshme, kufijtë shqiptarë ishin thjeshtë gardhe mbi oqean. Kjo levizje, ky bashkim, si asnjëherë më parë unifikoi kombin shqiptar duke i dhënë fund vëllavrasjes, duke e shtrirë dorën e pajtimit”, ka shkruar Sutaj.



