Inzaghi: Ishte ndeshje e shkëlqyer, kemi mundur të shënojmë më shumë gola

11 maj 2023 | 10:32

Interi ka bërë një paraqitje të mirë në ndeshjen e parë të gjysmëfinales kundër Milanit, duke fituar me rezultat 0-2. Trajneri Simone Inzaghi është shprehur i kënaqur me fitoren që e afron shumë afër kalimit në finalen e madhe. Ai ka thënë se Interi ka mundur të shënon më shumë se dy gola në këtë ndeshje.

“Kemi pasur një pjesë të parë të jashtëzakonshme, jam shumë i kënaqur. Natyrisht që mund të kishim shënuar edhe më shumë se dy gola, por ishte një ndeshje e shkëlqyer. Ne e dimë se jemi përpara. Por tani është ndeshja e dytë, do të luajmë në shtëpi dhe do të kemi tifozët tanë dhe do të bëjmë një përpjekje për një ëndërr të madhe. Djemtë mbuluan çdo centimetër, ata që hynë dhanë përgjigje të shkëlqyera, kështu realizohen paraqitje të shkëlqyera. Për 72 orë kemi një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Sassuolos dhe do të duhet të jemi të mirë në rikuperimin fizik dhe psikologjik pasi kemi shpenzuar shumë”, ka deklaruar Inzaghi.

“Mkhitaryan dhe Dzeko? Ata patën një lojë të mrekullueshme, ata janë të shkëlqyer ashtu si të gjithë të tjerët, bashkë me ata në bankinë që dëshironin të hynin. Një trajner duhet të bëjë shumë për vendimet. Çdo ndeshje ka nga ata që presin të luajnë dhe ndoshta nuk janë të lumtur që nuk aktivizohen, por për mua e rëndësishme është që të gjithë kanë një zemër dhe një dëshirë të madhe për të bërë mirë për këtë fanellë”, ka shtuar trajneri i Interit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun me…