KFOR-i afrohet tek objektet e komunave në veri

29 maj 2023 | 08:02

Forca të shumta të KFOR-it dhe EULEX-it në këtë mëngjes janë stacionuar përpara objekteve komunale në veri të vendit.

Prania e tyre është rritur në Mahallën e Boshnjakëve në Mitrovicën verore, ku siç shkruan Kossev, janë vendosur 7 njësite këtë mëngjes.

Gjithashtu thuhet se janë vendosur para objektit të Komunës së Mitrovicës Veriore. Në hyrje të ndërtesës është duke qëndruar edhe Policia e Kosovës.

Ndërkohë që serbët lokalë janë mbledhur këtë mëngjes përpara objekteve në Lepsoaviq dhe Zveçan.

Edhe në Komunën e Zveçanit gjitahshtu janë stacionuar një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it.

Ata janë stacionuar në afërsi të Kishës, rrugës që çon drejt objektit të komunës, por edhe përpara shkollës së mesme e cila nuk është shumë larg shkollës fillore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarët e Komunave të veriut të Kosovës pritet që ditën…