Rakiqi i kërkon KFOR-it që kryetari i Zveçanit të mos hyjë në objektin komunal

29 maj 2023 | 08:04

Një prani e shtuar e ushtarëve të KFOR-it gjendet para objekteve të komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit e Zubin-Potokut.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka dalë në Zveçan dhe ka biseduar me pjesëtarë të misionit paqeruajtës KFOR në Zveçan.

Sipas raportimeve të Radios Evropa e Lirë, Rakiqi tha se kërkesë e serbëve atje është që kryetari i ri i kësaj komune, Ilir Peci, të mos hyjë në objektin komunal.

Ai, po ashtu, kërkoi nga KFOR-i që Policia e Kosovës t’i tërheqë njësitet speciale nga kjo zonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forca të shumta të KFOR-it dhe EULEX-it në këtë mëngjes…