Në Zveçan bllokohet rruga drejt ndërtesës së komunës
29 maj 2023
| 08:17
Në Zveçan është bllokuar rruga drejt ndërtesës së komunës.
Gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Sandra Cvetkoviq, raporton se në Zveçan është vendosur një gardh metalik, i cili e ka bllokuar rrugën që çon drejt ndërtesës së komunës.
Pjesëtarët e KFOR-it, të pajisur për situata krize, janë duke bllokuar edhe rrugën për në komunë.



