Analistja amerikane: Vuçiqi po shkon hapave të Putinit
Analistja amerikane Ivana Stradner ka shkruar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq po ndjek hapat e hershëm të Putinit.
Ajo në Twitter ka shkruar se Perëndimi besonte me naivitet se Putini mund të ishte perëndimor.
Më tej, analistja amerikane shtoi se Vuçiqi përmes krijimit të një lëvizje të re “properëndimore” mundohet ta pastrojë reputacionin e tij në Perëndim.
“Vuçiq po ndjek plotësisht hapat e Putinit në karrierën e tij të hershme politike, kur Perëndimi besonte me naivitet se Putini mund të ishte properëndimor… Gjëja tjetër për Vuçiqin? Ai duhet të pastrojë reputacionin e tij në Perëndim dhe ai do të krijojë një lëvizje të re të rreme “pro-perëndimore”. Ai ka punuar për të për disa muaj dhe disa muaj më parë pashë disa serbë të rinj mbresëlënës në rrjetet sociale të cilët mburreshin se i bashkoheshin kësaj lëvizjeje”, ka shkruar, Ivana Stradner, analiste amerikane.




