Presidenca publikon hartën, policët e kapur nga forcat serbe ishin brenda Kosovës
Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një hartë të Kosovës ku Serbia ka kidnapuar tre policisë kosovarë.
Ai ka thënë se ky veprim i regjimit të Vuçiqit nënkupton përshkallëzim të rrezikshëm.
“Policia e Serbisë ka rrëmbyer 3 policë të Kosovës në kufirin me Serbinë, brenda territorit ??. Ky akt i pamatur i regjimit të Vuçiqit nënkupton një përshkallëzim të rrezikshëm. Lirimi i menjëhershëm i punonjësve të policisë është i domosdoshëm. Kosova nuk do të përkulet kurrë para turgokracisë së Vuçiqit. Ai do të dështojë”, ka shkruar Vela.
Institucionet e Kosovës kanë kërkuar që bashkësia ndërkombëtare të reagojë për këtë akt.
Serbia's police abducted 3 Kosovo Police officers at the border with Serbia, within 🇽🇰 territory.
This reckless act by Vučić’s regime signifies a perilous escalation. Immediate release of the police officers is a must.
Kosovo will never bow to Vučić’s thugocracy. He’ll fail! pic.twitter.com/gCPJBSOeRe
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) June 14, 2023



