Marcelo Brozović i bashkohet Ronaldos te Al-Nassr
03 korrik 2023
| 18:33
Pas Ronaldos, Benzemas, Kantes edhe Marcelo Brozović karrierën do ta vazhdojë në Arabinë Saudite.
Mesfushori kroat është zyrtarizuar sot te Al-Nassr.
Brozović ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.
30-vjeçari ishte pjesë e Interit që prej vitit 2016.
“Nerazzurrët” kanë përfituar 18 milionë euro nga shitja e reprezentuesit të Kroacisë.




