Lufta me zjarret, kryeministri grek: Ditë të rënda kemi përpara
24 korrik 2023
| 15:55
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka thënë nga parlamenti lidhur me betejën e tyre me zjarre, se ditët në vijim mund të jenë më të vështira.
“Ditët e rëna i kemi përpara”, është shprehur ai, duke thënë se parashikimet thonë se në Rodos mund të ketë rënie, por që në javët e mbetura “ne të gjithë duhet të jemi në alarm konstant”.
Ai ka thënë se në Rodos në ditët e dytë ka pas shenja zbutjeje, por që më vonë një zonë e madhe është përfshirë nga flakët.
Mitsotakis ka treguar se janë 15 aeroplanë të cilët janë duke operuar për shuarjen e zjarreve.
Në Rodos, ka treguar ai, se si pasojë e zjarri janë prekur afër 10 përqind e turistëve.