Uvejs Nesimi dhe Andi Reshitaj humbin në raundin e parë
25 korrik 2023
| 14:48
Edhe xhudistët e Kosovës kanë nisur sot garat në Festivalin Olimpik Evropian Veror për të Rinj EYOF Maribor 2023.
Uvejs Nesimi dhe Andi Reshitaj garuan në kategoritë -50 kg dhe -55 kg dhe të dy pësuan humbje në raundin e parë.
Nesimi u mund nga Mario Rate i Rumanisë, ndërsa Reshitaj nga holandezi, Luca Richardson, në shënim të artë. Xhudistët tjerë do të garojnë në tri ditët në vijim.



