Ambasadori Hovenier për kërcënimet ndaj policëve në veri: Të papranueshme

26 korrik 2023 | 16:43

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është shprehur i shqetësuar për raportimet se zyrtarët e ri policorë në veri të vendit që vijnë nga komunitetet janë kërcënuar.

“Kërcënimet dhe frikësimet e individëve që shërbejnë për të mirën e të gjithë qytetarëve në Kosovë janë komplet të papranueshme”, ka shkruar ai në “Twitter”.

“E kam thënë më parë, Policia e Kosovës eksiton për t’u shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe përbërja e saj duhet ta pasqyrojë diversitetin e Kosovës”, ka shkruar Hovenier.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 27.07.2023 Punime të…