Kurti takohet me senatorin zviceran, bisedojnë për situatën politike në Kosovë
25 gusht 2023
| 13:49
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të premten në takim senatorin zviceran, njëherësh kryetarin e Komisionit për Çështje Juridike në Parlamentin e Zvicrës, Carlo Sommaruga.
Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën politike në vend, zhvillimet e fundit, qeverisjen e deritanishme dhe për rolin e rëndësinë e diasporës shqiptare në Zvicër.
Kurti ka falënderuar senatorin Sommaruga për vizitën, interesimin për Kosovën dhe mbështetjen e vazhdueshme të tij.