Nagavci uron fillimin e vitit të ri shkollor

01 shtator 2023 | 08:51

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka uruar nxënësit, mësuesit e prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Nagavci përmes një videoadresimi ka thënë se ministria të cilën ajo e udhëheqë, bashkë me komunat përkatëse kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e këtij viti shkollor.

Teksa ka theksuar se po punojnë çdo ditë për përmirësimin e infrastrukturës shkollore e ligjore dhe rritjen e cilësisë së teksteve mësimore.

“Sot shkollat tona hapin dyertë për të mirëpritur fëmijët në ditën e parë të vitit të ri shkollor. Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim dhe me komunat e shkollat kanë bërë të gjithë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor 2023/2024. Si ministri po punojmë çdo ditë për të përmirësuar infrastrukturën shkollore e ligjore dhe vazhdojmë punën tonë për rritjen e cilësisë së teksteve mësimore. Gjatë punës sonë në Ministri të Arsimit me vendosmëri po avancojmë politikat arsimore”, ka theksuar ajo.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në arsimin parauniversitar të Kosovës sot fillon viti shkollor 2023/24.…