FC Ballkani, Korenicës: Faleminderit kampion!

03 shtator 2023 | 15:36

Futbollisti Meriton Korenica është transferuar në Turqi ku është prezantuar me fanellën e Manisa.

Në anën tjetër skuadra e Ballkanit e ka falënderuar për kontributin e madh që ka dhënë në klubin suahrekas.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Faleminderit kampion!

Kemi qenë me fat që në mesin tonë, kishim një futbollist model, siç ishit ju Meriton Korenica.

Ballkani dhe qyteti i Suharekës, do t’i ruajnë kujtimet më të mira të mundshme për ty, pasi gjithmonë ke dhënë shembullin e duhur, se si me ndershmëri, luftohet për fanellë e për klub.

Si brenda fushës, ashtu edhe jashtë saj, ti ishe modeli më i mirë i një sportisti, andaj dera e shtëpisë tonë, do të jetë gjithmonë e hapur për ty.

Klubi dhe tifozëria jonë, të dëshirojmë sukseset më të mëdha të mundshme në karrierën tënde.

Mirupafshim kampion

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pak ditë para fillimit të procesit mësimor, Ministria e Arsimit…