Tahiri: Opozita duhet t’i shpallë ‘vijat e kuqe’ për takimin e radhës së dialogut

08 shtator 2023 | 09:35

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka theksuar se opozita duhet t’i shpallë ‘vijat e kuqe’ për takimin e radhës së dialogut të Brukselit.

Tahiri ka shkruar në “Facebook” se nuk duhet të befasohemi që Kurti të dalë me statut për Asociacionin në takimin e radhës.

“Opozita duhet t’i shpallë ‘vijat e kuqe’ për takimin e radhës së dialogut të Brukselit, siç janë: JO kompetenca ekzekutive për asociacionin, JO nivel i tretë i qeverisjes, PO zbatim të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për statutin e asociacionit; të mos befasohemi që Kurti të dalë me statut në atë takim, të cilën po e bënë ‘nën rrogoz'”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afrim Suka shpall te pavlefshme certifikaten e biznesite te ‘Afrim…