Arrestimi i tre zyrtarëve në Komunë të Prishtinës, Nënkryetari Zogaj: Jam intervistuar si dëshmitar

08 shtator 2023 | 22:45

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj është deklaruar rreth arrestimeve që kanë ndodhur sot në Komunën e Prishtinës, shkruan Gazeta Express.

Ai konfirmoi se është intervistuar nga policia e Kosovës në cilësinë e dëshmitarit, në lidhje me rastin e ndalimit të tre zyrtarëve të komunës.

“Ky rast ndërlidhet me nënshkrimin e disa kontratave mbi vepër, të cilat ne si qeverisje i kemi trashëguar nga qeverisja e kaluar. Sipas kërkesave të drejtorive përkatëse, këto kontrata mbi vepër kanë qenë pozicione të domosdoshme për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar Zogaj në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Ju njoftoj se sot pasdite jam intervistuar nga Policia e Kosovës, në cilësinë e DËSHMITARIT, në ndërlidhje me rastin e ndalimit të tre zyrtarëve komunal të Komunës së Prishtinës.

Ky rast ndërlidhet me nënshkrimin e disa kontratave mbi vepër, të cilat ne si qeverisje i kemi trashëguar nga qeverisja e kaluar. Sipas kërkesave të drejtorive përkatëse, këto kontrata mbi vepër kanë qenë pozicione të domosdoshme për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve të Prishtinës.

Institucionet e rendit dhe të drejtësisë janë duke e trajtuar këtë rast dhe ne mbesim në dispozicion e tyre, që rasti të trajtohet në plotni në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Ju falënderoj për kujdesin.

Albani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, në një intervistë në “Mejdan…