Bayerni e mposhti Hoffenheimin
24 gusht 2018
| 22:45
Bayern Munchen e ka nisur kampionatin e ri me një fitore 3-1 kundër Hoffenheim.
Golin e parë vendasit e shënuan në minutën e 23-të, kur Thomas Muller më kokë shënoi pas një goditje nga këndi të Joshua Kimmich.
Bayerni në fillim të pjesës së dytë shënoi golin e dytë, por gjyqtari e anuloi pasi Robert Lewandowski ishte në pozitë jashtë loje.
Më pas mysafirët barazuan shifrat në 1-1, autor i golit ishte Szalai. Vendasit e rikthyen epërsinë nga penalltia e dytë e rikthyer nga VAR, golashënues ishte Robert Lewandowski. Rezultatin 3-1 e vulosi Arjen Robben në fund të ndeshjes.
/Epoka e re/