Kosova dy pozita më poshtë në renditjen e FIFA-s, Shqipëria tri pozita më lartë

21 shtator 2023 | 13:00

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka rënë edhe dy pozita më poshtë në renditjen e FIFA-s. Kjo vjen pas dy ndeshjeve që “dardanët” i zhvilluan në këtë muaj, fillimisht barazuan me Zvicrën (2-2) dhe më pas u mposhten nga Rumania (2-0). Nga pozita 109 që renditej në korrik, Kosova tani zë vendin e 111-të.

Në anën tjetër, Shqipëria ka marrë rezultate pozitive duke u ngritur me tre pozita nga renditja e fundit. Pra fillimisht, nga pozita e 65-të, tani “kuqezinjtë” gjenden në vendin e 62-të. Nën urdhrat e Sylvinhos, Shqipëria është duke “fluturuar”, meqenëse mposhten Poloninë dhe barazuan me Republikën Çeke në muajin shtator. Me një fitore në “Air Albania” në tetor, Shqipëria mund të thuhet se e ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian “Euro 2024” që mbahet në Gjermani.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një i mitur është gjetur pa shenja jete pasditen e…