Juve fiton, Ronaldo nuk shënon

25 gusht 2018 | 20:10

Juventusi mori kryesimin e Serisë A pas fitores 2-0 ndaj Lacios, suksesi i dytë në po kaq ndeshje i kampionëve të Italisë.

Në ditën e debutimit të “Cristiano Ronaldos” në stadiumin bardhezi, fokusi kryesor ishte fituesi i Topit të Artë, por ai nuk mundi të shënojë falë ndërhyrjeve spektakolare të Tomas Strakoshës, portierit shqiptar që gjithsesi nuk evitoi dot humbjen.

Pjaniqi i dha epërsinë vendasve pas një goditjeje të bukur që u ndihmua edhe nga “muri” i lojtarëve para portës së Lazios. Ronaldo pati disa raste për të shënuar në kuadratin e miqve, por shqiptari Strakosha i mohoi portugezit golin me disa pritje të bukura, raporton “Tch”.

Portieri i kombëtares kuqezi arriti të ndërhyjë dhe në aksionin e golit të dytë, por nëse neutralizoi rrezikun e parë, nuk mundi të bëjë dot gjë në finalizimin e kroatit Mandzukiq.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zjarri që kaploi hotelin “Beilong Hot Spring” në Kinë i…