Mediet serbe: Zgjedhjet parlamentare në Serbi do të mbahen më 17 dhjetor

28 shtator 2023 | 15:43

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka kërkuar nga ministrat dhe sekretarët e shtetit që deri në mes të tetorit të miratohen të gjitha dekretet dhe rregulloret që janë në proces, pasi sipas saj zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 17 dhjetor, ka mësuar “N1”.

Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të mërkurën mbrema se zgjedhjet parlamentare, provinciale dhe ato të Beogradit mund të mbahen më 17 dhjetor. “Kam biseduar me disa persona, disa janë pro, disa kundër dhe nuk mendoj se është çështje kyçe, por duhet të respektoni partitë opozitare. Ata thanë se vendi është në kolaps, se ekonomia është shkatërruar edhe pse ekonomia është dhjetë herë më e fortë se kur qeverisnin ata. Nuk jam dakord me asgjë, e pranova idenë e tyre dhe jemi gati për zgjedhjet e 17 dhjetorit”, ka thënë Vuçiqi.

Kryetari i Komunës së Kralevës, Predrag Terziq, ka thënë se dhënë dorëheqje nga ajo pozitë. Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe kryetarët e komunave të Kuçevës dhe Smederevës, të gjithë anëtarë të Partisë Progresive Serbe. Siç ka mësuar “N1”, Terziq ka marrë vendimin për të dhënë dorëheqjen të enjten në mëngjes. Dorëheqjen e ka dorëzuar edhe kryetari i komunës së Smederevës, Jovan Beç, i cili dorëheqjen e ka dorëzuar në zyrën e nëpunësve.

Edhe Kuçova ka mbetur pa njeriun e parë të komunës, për të cilën përmes një komunikate për media e njoftoi opinionin presidenti Ivan Rajiçiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar flet-arrest ndërkombëtar për…