Shqiptarët bashkohen në Kuvendin e Malit të Zi, tre deputetë formojnë grup parlamentar

04 tetor 2023 | 14:21

Forumi Shqiptar dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve (DUA) ka  formuar një grup të përbashkët parlamentar në Kuvendin e Malit të Zi, ku kryetar i këtij grupi do të jetë Nik Gjeloshaj.

Kujtojmë se Mehmet Zenka (DUA) ishte në zgjedhjet e 11 qershorit në listën e partisë së Milo Gjukanoviqit, DPS.

“Kemi vendosur ta bëjmë këtë hap me synimin e bashkimit më të madh të shqiptarëve si dhe përfaqësimit të tyre autentik. Vetëm së bashku mund të punojmë në integrimin dhe përparimin e shqiptarëve, ku kjo do të jetë një pjesë kyçe e agjendës sonë të veprimit”, është thënë në njoftimin e Gjeloshajt dhe Zenkas.

Veprimtaria politike e grupit, siç kanë thënë ata është unike në çdo aspekt, duke mbrojtur dhe promovuar njëzëri të drejtat e popullit shqiptar, raporton “RTCG”.

“Në këtë mënyrë, tre deputetë unik shqiptarë do të përfaqësojnë popullin e tyre me dinjitet dhe do të punojnë me përkushtim për zhvillimin dhe përmirësimin e të gjitha komunave ku jetojnë shqiptarët. Nga grupimi ynë, gjuha shqipe do të dëgjohet dhe do të ketë jehonë në Parlamentin e Malit të Zi me krenari. Vazhdimi i integrimit të shqiptarëve, përmirësimi i standardit të tyre të jetesës dhe faktorizimi i plotë do të forcohet përmes grupit tonë”, kanë deklaruar Geloshaj dhe Zenka.

Po ashtu, ata kanë thënë se ky grup do të mbajë marrëdhënie të shkëlqyera si me vendet e rajonit ashtu edhe me vendet perëndimore, në radhë të parë me ShBA-në, si aleatin kryesor.

Anëtarë të Forumit Shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi janë: Nik Gjeloshaj dhe Nikollë Camaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori  i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë,…