Emily Ratajkowski tregon format e saj perfekte me një fustan të tejdukshëm
05 tetor 2023
| 12:29
Emily Ratajkowski ka treguar format e mrekullueshme trupore me një fustan totalisht të tejdukshëm gjatë një nate në Manhattan.
Modelja 32-vjeçare ka zbuluar të brendshmet e saj të zeza mbrëmjen e së martës, veshje të cilën e ka shoqëruar me një palë sandale të zeza dhe një çantë lëkure.
Aktorja e “Gone Girl” ka qënë e shoqëruar nga një mikeshë e saj, teksa ka zbritur nga makina dhe i është drejtuar vendin që kishte zgjedhur të kalonte mbrëmjen.
Emily ka qënë tepër e zënë javët e fundit për shkak të Muajit të Modës. Ajo është kthyer në Nju Jork, ditën e hënë, pasi kaloi një javë në Paris për Javën e Modës.