‘Spiegel’: Gjermania do të dërgojë ushtarë shtesë në Kosovë

06 tetor 2023 | 12:27

Ndonëse Gjermania ditë më parë ka thënë se nuk do të dërgojë ushtarë shtesë në KFOR, kjo megjithatë duket se nuk qëndron.

Sipas një raportimi të gazetës gjermane “Spiegel”, Bundeswehri pritet ta rrisë numrin e trupave në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

“Ekziston kërcënimi për eskalim të konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës.

Sipas informacioneve të “Spiegel”, qeveria gjermane tani dëshiron të dërgojë një kompani shtesë të Bundeswehr-it, por jo deri vitin e ardhshëm.

Të martën është raportuar se Gjermania nuk do ta rrisë kontingjentin e Bundeswehr-it në Kosovë, pavarësisht situatës së tensionuar në vend.

Kjo është bërë me dije nga zëdhënësi i ministrisë gjermane të Mbrojtjes, Michael Stempfle, i cili ka përsëritur se aktualisht nuk ka plane për të rritur numrin e ushtarëve gjermanë në KFOR.

Vendimi, sipas tij, është marrë në konsultim me shtetet partnere.

Vendet e tjera të NATO-s, nga ana tjetër, duan të forcojnë trupat e tyre. Gazeta gjermane “Zeit” ka shkruar se Britania ka premtuar të dërgojë 600 ushtarë të tjerë, ndërsa edhe Rumania dëshiron të dërgojë rreth njëqind ushtarë shtesë.

Edhe ShBA-ja ka thënë se nuk do të shtojë numrin e paqeruajtësve në KFOR.

Rreth 4 500 ushtarë të forcës paqeruajtëse të KFOR-it janë aktualisht të stacionuar në Kosovë, 71 prej të cilëve janë anëtarë të Bundeswehr-it. Sipas mandatit, do të mund të dërgoheshin deri në 400 ushtarë gjermanë në vendin ballkanik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka deklaruar se…