Publikohet lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit
06 tetor 2023
| 14:49
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e muajit tetor. Kosova më 12 tetor në udhëtim përballet me Andorrën, derisa tri ditë më vonë e pret Izraelin në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Risi në listën e Kosovës janë futbollistët e ftuar nga Superliga e Kosovës: Ilir Krasniqi (Llapi), Lumbardh Dellova dhe Qëndrim Zyba (Ballkani), kurse është ftuar edhe Shkëlqim Vladi që është pjesë e Luganos në Zvicër.
Mungesa më e madhe për këto ndeshje është ajo e kapitenit Amir Rrahmani si dhe e mbrojtësit të Torinos, Mërgim Vojvoda. Poashtu nuk janë ftuar edhe Arbër Zeneli, Valon Berisha, Ermal Krasniqi dhe Ibrahim Dresheviq.




