Lajmërimi i Ramës se Kurti pranoi Asociacionin e BE-së, Bajrami: Qeveria e 51?%, a e din çka është transparenca?

26 tetor 2023 | 18:13

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka dhënë informacione për atë që po ndodh në Bruksel.

Sipas asaj që pretendon Rama, kryeministri Albin Kurti ka pranuar propozimin e BE-së për Asociacionin.

“E përgëzoj Kurtin që pranoi propozimin evropian për të avancuar drejt zgjidhjes për Asociacionin”, ka shkruar Rama në rrjetin social”X”.

E deputetja e LDK-së ka pyetur qeverinë Kurti në lidhje me këtë lajm.

“Qeveria e 51?%, a e din çka është transparenca? Po ju kuptojmë, duhet kreativitet tash me tregu çka keni pranu”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi…