Interi triumfon ndaj Romës
Interi ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme ndaj Romës në “San Siro”, me zikaltërit të cilët triumfuan me shifrat minimale 1-0.
E gjithë ndeshja ka qenë e luftuar nga Interi, të cilët ishin papushim duke ndërtuar aksione për të shënuar. Roma ka qenë e pafuqishme ndaj Interit, ku kjo gjë u dallua mjaft mirë edhe nga statistikat e 90 minutave.
Shumë ndërhyrje, shumë agresivitet në fushën e lojës, ku gjyqtari kryesor nuk kurseu as kartonët e verdhë.
Goli i ndeshjes erdhi në minutën e 80’. Kristjan Asllani, talenti shqiptar i Interit, dërgoi një top magjik nga një distancë tepër e largët në këmbët e Dimarcos në diagonalen e majtë të fushës, ku më pas lojtari italian dhuroi një top të bukur brenda zonës dhe Thuram ndëshkoi Romën.
Me këtë fitore, Inter rimerr kreun e tabelës së Serie A, me zikaltërit tani që grumbullojnë 25 pikë, dy më shumë se Juventus i vendit të dytë.