Haradinaj: Asociacioni do të jetë ‘bombë e kurdisur’ brenda Kosovës, Kurtit i ka humbur rruga në oborr

17 nëntor 2023 | 13:29

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti.

Ai ka thënë se shefi i ekzekutivit ka tri herë në ditë i ndryshon qëndrimet.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, Haradinaj ka thënë se kryeministri Kurti i ka humbur rruga në oborr.

Sipas tij, Kurti është duke i sjell dëme historike Kosovës me pranimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Është jashtë, i ka humbur rruga në oborr, nuk ke di as ku është. Me çuditin deputet e pozitës që heshtin. E shohin që një dem historik është duke i ardhur Kosovës dhe i mbyllin sytë para kësaj situate. Kjo pak është e çuditshme. Këtu nuk bëhet llaf për një kryeministër ose një asociacion të një kryeministri, po bëhet llaf për Kosovën. Ky Asociacion mendoj se do të jetë një bombë e kurdisur brenda Republikës së Kosovës. Sepse ne po iu japim fuqi ekzekutive, një far mini Republika Serpska është duke ndodhur në Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në lokalet e Federatës së Futbollit të Kosovës sot në…