Enver Hoxhaj për vdekjen e ish-sekretarit amerikan Kissinger: Lamtumirë Boss
30 nëntor 2023
| 12:11
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe zyrtari i lartë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas vdekjes së ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Henry Kissinger.
Hoxhaj ka shprehur lamtumirën e tij për Kissinger duke e quajtur “Boss” dhe ka treguar se ka pasur rastin që të takohet tri herë me të.
Politikani Hoxhaj është shprehur se ka qenë mrekulli ndjekja e mendimit intelektual të Kissingerit për vite me radhë.
“Lamtumirë Boss! Ka qenë mrekulli me ndjekë mendimin intelektual tëndin për 30 vite dhe me të takuar 3 herë personalisht! Pusho në paqe!”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.
Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, ka vdekur në moshën 100-vjeçare.