Haradinaj, Kurtit: Mos e fyej policinë sepse e dimë kush je!

04 dhjetor 2023 | 17:05

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka thënë kryeministrit të vendit, Albin Kurti që “ta mos e fyejë” Policinë e Kosovës dhe që t’ua plotësojë kushtet.

Haradinaj ka thënë se Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë.

“Për dallim nga ti kryeministër, që dikur i ishe dorëzuar regjimit serb gjatë luftës, pa rezistencë, pjesëtarët e Njësisë Speciale që ti sot i fyen, më 24 shtator nuk u dorëzuan, por luftuan duke i mposhtur me turp terroristët e sponzorizuar nga Serbia. Andaj, mos e fyej policinë sepse e dimë se kush je! Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë. Plotësoja kushtet!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
05.12.2023 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prizren 1.…