Tahiri: Nëse drafti i Asociacionit qenka për t’u mbrojtur, atëherë pse po mbahet i fshehur?
05 dhjetor 2023
| 10:59
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mospublikimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili është pranuar në parim nga Kosova.
Ajo ka pyetur se nëse drafti i Asociacionit është t’u mbrojtur, atëherë pse po mbahet i fshehur.
“Zyrtarë të lartë të LV-së po mbrojnë draft statutin e Asociacionit para publikut, por publiku nuk e ka pare dokumentin! Nëse qenka për tu mbrojtur atëherë pse po mbahet i fshehur!?”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.



