Tahiri takon Viola von Cramon, diskutojnë për integrimin në BE dhe reformat në administratën publike
06 dhjetor 2023
| 10:45
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka takuar raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Gjatë takimit ata diskutuan për procesin e integrimit në BE, reformat në administratën publike dhe rrugën përpara.
Në takim, Tahiri ka theksuar se anëtarësimi në NATO dhe BE i Republikës së Kosovës duhet të jetë fokusi kryesor për të gjithë aktorët ndërkombëtarë.
“E falënderova Violën për rolin e saj të jashtëzakonshëm në këtë proces dhe në mbështetje të Kosovës”, ka thënë Tahiri.



