Mbreti Charles do të shtrohet në spital pas problemeve me prostatë

17 janar 2024 | 22:37

Mbreti Charles III pritet të shtrohet në spital javën e ardhshme për të trajtuar një komplikim me prostatë të zmadhuar.

Pallati Buckingham ka thënë se gjendja e Mbretit është e mirë, por ai do t’i nënshtrohet një “procedure korrigjuese”.

Ngjarjet publike të 75-vjeçarit do të shtyhen për një periudhë të shkurtër rikuperimi, ka thënë Pallati.

Njoftimi vjen pak pasi është kuptuar se Princesha e Uellsit është në spital, pasi i është nënshtruar një operimi abdominal.

“Është e zakonshme për mijëra burra çdo vit, Mbreti ka kërkuar trajtim për prostatë të zmadhuar”, është thënë në deklaratë.

Prostata beninje e zmadhuar – që është jokancerogjene – është e zakonshme për burrat mbi 50 vjet dhe zakonisht nuk është gjendje serioze shëndetësore, sipas autoriteteve shëndetësore britanike.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Paraguaj po përballet me temperaturat më të larta në histori…