Çitaku, Kurtit: A e ke shtyrë zbatimin e rregullores për valutat e huaja?
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duket se është tërhequr nga zbatimi i disa masave në raport me zhvillimet e fundit në vend.
Në këtë kontekst, Çitaku ka pyetur Kurtin se a e ka shtyrë zbatimin e rregullores për valutat e huaja.
Në ‘Twitter’, me një gjuhë të paqartë, duket se kryeministri qenka tërhequr nga zbatimi i disa masave, dhe kërkon edhe nga institucionet tjera që të veprojnë njëjtë. Po flet për disa informata gjithëpërfshirëse që do të bëhen të ditura ditëve në vijim. Kryeministër, a po na tregon shkurt e shqip çka ke deshtë me thanë se nuk të kuptuam. A e ke shtyrë zbatimin e rregullores për valutat e huaja? Apo bëhet fjalë për ndonjë zmbrapsje tjetër? Sinqerisht nuk të kuptova”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.