Ymeri me kritika të ashpra ndaj Bislimit: Sa herë flet bën skandal

15 shkurt 2024 | 12:14

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka komentuar figurën zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi.

Ymeri ka komentuar deklaratat e Bislimit në lidhje me punësimin dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës gjatë qeverisë Kurti.

Në këtë kontekst, Ymeri ka vlerësuar se Bislimi sa herë flet, skandalizon.

“Mua më kujtohet, le ta them kështu, gafa e parë, në qeveri e Besnik Bislimit, ka qenë në kohën e pandemisë. Sa herë filloi pandemia dhe u mbyllëm, ai doli me statistikë, tha e kemi rritë papunësinë në Kosovë… Prej kësaj deklarate, Bislimit nuk ia ka dashtë në paraqitjet publike. Edhe sot e kësaj dite, sa herë flet, bën skandal”, ka thënë Bislimi në emisionin “Debat Plus” të “TV Dukagjinit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka reaguar me rastin e…