Ja sa do të kushtojnë iPhone XS dhe XS Max

12 shtator 2018 | 23:05

Është prezantuar telefoni më i ri i kompanisë Apple, iPhone Xs.

Çmimi i iPhone XS është 999 dollarë, kurse për XS Max çmimi është 1.099 dollarë.

Ky telefon sipas shefit të kompanisë, Tim Cook, është telefoni më i avancuar që ka krijuar ndonjëherë Apple. Kompania ka thënë se ai është me ekranin më të qëndrueshëm në botë.

Është rezistent ndaj ujit dhe vjen me disa versione ngjyrash.

iPhone Xs vjen me dy versione ekranesh, 5.8-inç dhe 6.5-inç, që është më i madhi në histori të Apple-it.  Versioni i madh do të quhet iPhone Xs Max. Telefonat e rinj të kompanisë kanë deri në 512 gigabajt hapësirë të brendshme.

iPhone i ri përkrah opsionin me dy kartela dhe do të ketë kamerë të dyfishtë 12MP.

 

Apple ka konfirmuar se iPhone XS dhe XS Max do të mund të porositen nga 14 shtatori, përderisa shitja e tyre nis më 21 shtator.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lamtumirë ndryshimit të orës, evropanët do t’i thojnë në mars…