Pesha e padukshme e 50 gramëve: Pse pesha e telefonit mund të ketë më shumë rëndësi nga sa mendoni?

05 tetor 2026 | 15:15

Kur krahasojmë telefonat, zakonisht përqendrohemi te madhësia e ekranit, cilësia e kamerës dhe jetëgjatësia e baterisë. Por ka edhe një specifikë që ndikon në mënyrë të heshtur në rehatinë tonë gjatë gjithë ditës: pesha. Një diferencë prej 50 gramë mund të duket e parëndësishme, derisa ta mbani telefonin në dorë çdo ditë.

Për ta kuptuar më mirë, 50 gramë janë afërsisht sa pesha e një topi tenisi, e një veze të madhe pule ose e një tufe çelësash shtëpie. Në vetvete, nuk është një peshë e madhe. Por kur përsëritet vazhdimisht gjatë ditës, efekti i saj mund të ndihet.

Ndërsa konsumatorët kërkojnë gjithnjë e më shumë nga pajisjet e tyre, telefonat e palosshëm po bëhen një zgjedhje gjithnjë e më interesante. Sipas një studimi të kryer nga Samsung, 69%[1] e personave të anketuar dëshirojnë fleksibilitetin e një telefoni të hollë për përdorim të përditshëm, i cili mund të hapet për të ofruar një ekran më të madh. Dhe ndërsa madhësia dhe forma e ekranit janë ndër faktorët kryesorë në zgjedhje, edhe pesha luan një rol të rëndësishëm.

Efekti që grumbullohet gjatë ditës

Mesatarisht, një person kontrollon telefonin çdo 5 minuta[2]. Kjo do të thotë rreth 12 herë në orë, ose afërsisht 96 herë gjatë një dite tipike 8-orëshe. Sa herë që ngrini, mbani dhe përdorni telefonin, 50 gramët shtesë i shtojnë një ngarkesë të vogël dorës dhe kyçit të saj.

Gjatë gjithë ditës, ngritja dhe mbajtja e një peshe shtesë prej 50 gramë, dhjetëra herë, do të thotë që muskujt e dorës dhe kyçit punojnë më shumë nga sa do të ishte e nevojshme. Ky është pikërisht efekti i ngarkesës së përsëritur: të ngrini një peshë prej 50 gramë, për shembull sa një top golfi, një herë është e lehtë për shumicën e njerëzve, por përsëritja e vazhdueshme e së njëjtës lëvizje e shton gradualisht lodhjen.

Çfarë mund të ndjeni realisht?

Nga mesi i pasdites, mund të vini re se dora juaj lodhet më shpejt. Veprime të zakonshme si lëvizja në ekran, shkrimi ose mbajtja e telefonit pranë veshit mund të bëhen pak më të lodhshme. Mund ta gjeni veten duke ndërruar dorën më shpesh ose duke e vendosur telefonin mbi tavolinë më shpejt nga sa do të bënit me një model më të lehtë.

Për personat që përjetojnë tashmë shqetësime në kyçin e dorës, kjo peshë shtesë mund të ndikojë edhe më shumë në komoditetin gjatë përdorimit.

Një çështje zgjedhjeje

Kur e merrni dhe e vendosni telefonin dhjetëra herë në ditë, çdo gram ka rëndësi.

Herën tjetër që do të zgjidhni mes dy telefonave, ose kur të mendoni për një përmirësim të pajisjes suaj, mos shikoni vetëm ekranin, kamerën apo baterinë. Shikoni edhe peshën. Një diferencë prej 50 gramë mund të jetë pikërisht ajo që ndan një përvojë më të rehatshme nga një ditë më e lodhshme.

Me vetëm 201 gramë, Galaxy Z Fold8 është telefoni i palosshëm më i lehtë në botë. Për të arritur këtë peshë, inxhinierëve të Samsung iu deshën vite përmirësimesh dhe zhvillimi. Në rrugëtimin drejt krijimit të një telefoni të palosshëm kaq të rehatshëm për përdorim të përditshëm, çdo gram ka pasur rëndësi.

[1] Hulumtimi u realizua nga kompania Censuswide në korrik 2026, me pjesëmarrjen e 4,006 përdoruesve të telefonave inteligjentë në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Gjermani, Spanjë dhe Itali. Të dhënat i referohen të anketuarve që u shprehën se do ta vlerësonin prakticitetin e një telefoni të hollë për përdorim të përditshëm, i cili, sipas nevojës, mund të hapet për të ofruar një ekran më të madh. Përqindja përmbledh përgjigjet „Gjithmonë“, „Shpesh“, „Ndonjëherë“ dhe „Rrallë“.

[2] https://www.lse.ac.uk/news/latest-news-from-lse/l-december/we-engage-with-our-phones-every-five-minutes-new-study-shows

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin…