Dema: Ka disponim që bursa për studentë të mbetet 600 euro

08 janar 2018 | 11:34

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, ka thënë se zvogëlimi i bursës për studentët kishte si ardhur si pasojë e problemeve me buxhet.

Ai ka thënë se megjithatë do të shqyrtohet kjo çështje dhe se ka parë disponim që të kthehet vendimi i mëhershëm, ku bursa ka qenë 600 euro.

“Këshilli Drejtues i UP-së ka marrë vendim që bursa të jetë 500 euro. Kjo bursë ka qenë 600 euro. Do të shqyrtohet edhe njëherë dhe kam parë disponim që të kthehet vendimi dhe bursa të jetë 600 euro”, ka deklaruar Dema sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës kanë mbledhur…