Këta ishin anëtarët që përfaqësonin Kosovën për Gjykatën Speciale të emëruar nga ish-presidentja Jahjaga (Dokument)

08 janar 2018 | 11:29

Një grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës kanë mbledhur nënshkrime për të thirrur seancë të jashtëzakonshme për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale.

Në bazë të deklaratave të disa prej nënshkruesve, nisma mbetet në fuqi dhe mund të aktualizohet, në kohën kur Kuvendi fillon sesionin pranveror të punës.

Kundër kësaj nisme kanë dalë shtetet e Quintit, duke shprehur shqetësimin e thellë me përpjekjet në Kuvendin e Kosovës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, përkatësisht Dhomave të Specializuara.

Për themelimin e Gjykatës Speciale është diskutuar edhe në Bruksel në vitin 2015, ku janë formuar edhe grupet punuese mes Kosovës dhe BE-së.

Republika e Kosovës në atë kohë (në vitin 2015) është përfaqësuar nga anëtarët e grupit teknik të ekspertëve, të propozuara nga presidentja Atifete Jahjaga dhe personeli ndihmës, shkruan gazeta “Epoka e re”.

Republika e Kosovës është përfaqësuar nga këta anëtarë:

1. Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë dhe kryesues i Grupit
2. Haki Demolli, ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës
3. Arsim Bajrami, ministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë
4. Fejzullah Hasani, kryetar i Gjykatës Speciale
5. Enver Peci, kryesues i Këshillit Gjyqësor
6. Sylë Hoxha, Ud. i kryeprokurorit të Shtetit
7. Selim Selimi, këshilltar për çështje ligjore i presidentes Jahjaga
8. Donikë Qerimi, eksperte ligjore
9. Gent Salihu, këshilltar i ministrit të Drejtësisë
10. Ehat Miftari, drejtor i Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorive

Ndërkohë edhe Bashkimi Evropian është përfaqësuar nga anëtarët e vet.
Shihni dokumentin më poshtë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe të…