Hazardi i jashtëzakonshëm i siguron pikët e plota Chelseat

15 shtator 2018 | 18:13

Eden Hazard ka qenë në një formë të jashtëzakonshme në sfidën e sotme kundër Cardiffit.

Mysafirët e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 16 përmes Bambas, transmeton Koha.net.

Megjithatë në vazhdim të takimit Chelsea u kundërpërgjigj për mrekulli duke shënuar katër gola, tre prej tyre nga Eden Hazardi.

E golin e fundit e shënoi Willian.

Chelsea tani është lider me 15 pikë, po aq sa ka edhe Liverpooli në krye të tabelës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Arsenali ka shënuar fitore në udhëtim te Newcastle Unitedi, 1…