Lista e futbollisteve të Kosovës U19 për ndeshjet kualifikuese në Gjibraltar

31 mars 2024 | 16:47

Përzgjedhësja e Kombëtares së Kosovës U19, Albina Rrahmani, e ka publikuar listën e Dardaneve të reja, të cilat janë përzgjedhur për ndeshjet e radhës në kuadër të turneut kualifikues për Kampionatin Evropian U19 të vajzave.

Dardanet kanë udhëtuar sot për në Gjibraltar, ku do të zhvillojnë tri ndeshje kualifikuese më 2, 5 dhe 8 prill.

Ndeshjen e parë Kosova e zhvillon kundër Gjibraltarit, më 2 prill, në orën 15:00, në stadiumin “Victoria”, derisa kundërshtarë në Grupin B3 do të ketë edhe edhe Luksemburgun dhe Izraelin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka…