Diskutohet rregullorja për ndarjen e çmimeve në emër të Komunës së Gjilanit

17 shtator 2018 | 16:19

Komuna e Gjilanit e ka vënë në dëgjim publik rregulloren për ndarjen e titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve dhe shpërblimeve, përpara se ky akt normues të dërgohet për miratim në Kuvend Komunal, nga fundi i vitit.

Shefi i Zyrës Ligjore në Komunën e Gjilanit, Hevzi Matoshi, ka thënë se në bazë të kësaj rregulloreje, Kuvendi Komunal i Gjilanit jep titujt “Qytetar Nderi”, “Nderi i Qytetit”, çmimin letrar “Beqir Musliu”, çmimin “Agim Ramadani” dhe çmimin “Idriz Seferi” si dhe mirënjohje e shpërblime të tjera për personalitete të shquara dhe subjekte juridike, si shenjë nderimi për sakrificën dhe kontributin e veçantë në fushën e humanizmit, sakrificës, kulturës, artit, sportit dhe në fusha të tjera.

Pas marrjes së vendimit nga Kuvendi Komunal për ndarjen e titullit të caktuar, kryetari i komunës organizon ceremoninë e dorëzimit të titullit, sipas protokollit të paraparë. Sipas tij, ndryshimi nga rregullorja ekzistuese e vitit 2011, është se tani janë propozuar dy çmime të reja; çmimi “Agim Ramadani” dhe çmimi “Idriz Seferi”.

Ndërsa, Veton Nevzadi nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ka kërkuar që komuna të ndajë edhe një shpërblim për arritje shkencore, i cili do të quhej çmimi “Xhavit Ahmeti”.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmet e talibanëve në dy provinca perëndimore të Afganistanit lanë…