Sigurohet uji për shkollën në fshatin Bubavec

19 shtator 2018 | 13:35

Në kuadër të përgatitjeve për hapjen e objektit të ri të shkollës në fshatin Bubavec, të mërkurën kanë filluar punimet në hapjen e pusit dhe sigurimin e ujit për këtë objekt të ri shkollor.

Hapjen e pusit e ka parë nga afër edhe nënkryetari Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili ishte i shoqëruar edhe nga drejtorët e tjerë komunal dhe drejtori i shkollës në Bubavec, Maliq Kryeziu.

“Për hapjen e objektit të ri të shkollës duhet të plotësohen të gjitha parakushtet edhe për mirëmbajtjen e saj, duke filluar nga sigurimi i ujit, si element jetik dhe këtë jemi duke e bërë. Shkolla duhet t’i ketë të gjitha kushtet e nevojshme për nxënës dhe ne jemi duke punuar në këtë drejtim me qëllim që objektit të ri të shkollës të mos i mungoj asgjë”, ka thënë Berisha.

Drejtori i shkollës në Bubavec, Maliq Kryeziu, e ka falënderuar Komunën e Malishevës për përkushtim e saj në sigurimin e kushteve për hapjen e objektit të ri të shkollës dhe për krijimin e kushteve për zhvillim normal të procesit edukativo arsimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e enjte) në Drenas, në orën 12:00, do të…