Kryeministri i ri britanik premton rindërtimin e vendit ‘tullë për tullë’

05 korrik 2024 | 14:32

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, ka thënë se qeveria e tij do të luftojë për t’i bindur njerëzit se Anglia do të jetë më e mirë për fëmijët e tyre.

Ai ka hënë se nëse i pyet tani njerëzit nëse besojnë se Britania do të jetë më e mirë për fëmijët e tyre, shumë do të thoshin jo. Por, ai tha se do luftojë për t’i bindur ata “derisa të besojnë sërish”.

Po ashtu, Starmer ka premtuar rindërtimin e vendit “tullë për tullë”.

Megjithatë, në fjalën e tij të parë si kryeministër i ri i Britanisë, ka thënë se ndryshimi mund të marrë kohë.

“Do të marrë pak kohë”, ka thënë ai, duke shtuar se puna për ndryshim do të fillojë menjëherë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Fadile Kryeziu, për katër dekada e gjysmë ishte prezantuese e…